Me qëllim zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të çiftit Florand Karemani dhe gruas së tij Mamica Korreshi, antidroga arriti që të zbulojë dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Me anë të një agjenti të infiltruar, i cili simuloj një blerje kokaine tek Robenc Caka, bëri që ky i fundit t’i ofrojë dhe armë zjarri të vlerave 1200 dhe 1500 euro, më saktësisht një pistoletë dhe një kallashnikov, duke rënë totalisht në grackë dhe si pasojë u arrestua.
Këtu fillojnë arrestimet zinxhir, pasi Caka rrëfeu tek hetuesit se armët i kishte blerë tek Artan Shaqiri dhe Muharrem Bega, të dy u arrestuan.
Por dyshimet e bluve hidhen dhe më teje, duke marrë në konsideratë faktin se Caka këtë punë e ka kryer prej kohësh dhe mund të ketë shitur armë tek bandat kriminale.
Duke u kthyer pak prapa me historinë sesi nisi ky zinxhir hetimesh dhe arrestimesh shkojmë sërish tek çifti Florand Karemi dhe Mamica Koreshi.
Ata janë çifti i bashkëshortëve që kthyen shtëpinë e tyre në Selitë në një pikë shitjeje të kokainës.
Banesa e tyre ruhej nga kamera me rezolucion të lartë, duke përdorur dhe një skemë vetëmbrojtje tepër efikase në rastet e mëparshme.
Kur policia shkonte për kontroll viheshin re nga kamerat, ndërkohë që gruaja mbante derën mbyllur burri “hiqte qafe” lëndën narkotike duke e hedhur në shkarkuesen e tualetit.
Ditën e djeshme RENEA bëri të mundur arrestimin e tyre.