-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“La pas prindërit dhe një pritje të ëmbël”! Kush është i riu që vdiq pas 9 ditësh martesë?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga mediat italiane për 30-vjeçarin shqiptar që humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Dorjo Duka, banues në Tiranë humbi jetën natën e 21 Janarit pas përplasjes mes mjetit tip “Fiat” që ai drejtonte dhe një “Mercedesi” në zonën e Pordenones.

“Ai ishte martuar 9 ditë më parë dhe kishte ardhur nga Shqipëria në Itali të shtunën së bashku me motrën e tij për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij”, shkruajnë mediat italiane.

“Duka, një i ri shumë pozitiv, i cili punonte në një kompani ndërtimi dhe ishte shumë i afërt me familjen e tij, la dhimbje të madhe për gruan e tij Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 Janar 2024 pas mbi gjashtë vitesh fejesë.

La pas prindërit, një vëlla dhe një motër në pritje të ëmbël të një djali, të emigruar në Belgjikë” vijon më tej shkrimi. Në makinë së bashku me të, raportohet të ketë qenë edhe kushëriri i tij 25-vjeçar, i cili paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit