Pasi denoncimit në media nga ana e zotit Ndrec Kola, i cili u dhunua pas një sherri të lidhur me pronën na një bashkëfshatar dhe djali i tij, ka reaguar dhe policia.
Uniformat blu shpjegojnë se 56-vjeçari Lek Prenga është arrestuar dhe është proceduar penalisht djali i tij Zef Prenga, 30 vjeç.
Të dy këta persona kanë goditur 68-vjeçarin dhe djalin e tij Simon Ndreca me lopatë
Lezhë-njoftimi:
Kanosën dhe goditën me send të fortë, fqinjët, për shkak të konflikteve për motive pronësie, arrestohet 56-vjeçari dhe procedohet penalisht djali i tij.
Menjëherë pas kallëzimit të një 68-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, se 2 shtetas (fqinjë të tyre) kishin kanosur dhe kishin goditur me send të fortë (lopatë), atë dhe djalin e tij, pas një konflikteve për motive pronësie, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.
Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. P., 56 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin Z. P., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, Lezhë.
Rreth orës 19:00, të datës 23.01.2024, dyshohet se për shkak të konflikteve ndërmjet tyre, për motive pronësie, këta shtetas kanë kanosur shtetasit N. K., 68 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, si dhe i kanë goditur ata, me një send të fortë (lopatë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Sherr për tokat në Lezhë, i moshuari rrihet me lopatë nga babë e bir: O shteti o unë!