Aksidenti i rëndë i cili u shënua në aksin rrugor Shkodër-Velipojë sjell disa detaje të reja. Fatkeqësisht nga kjo përplasje e 2 automjeteve humbi jetën një 4-vjeçar, që udhëtonte në një prej makinave.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga e afërmja e të miturit, e cila ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me automjetin tjetër. E afërmja e 4-vjeçarit ka tentuar të frenojë, por fataliteti rezultoi i pashmangshëm.
Mësohet se i mituri ndodhej në pjesën e pasme të makinës, i pasiguruar me mekanizmat e mbajtjes dhe mbrojtjes së fëmijëve brenda automjeteve. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.