-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja rrëzon ligjin që “burgos” studentët: Është i ashpër, ndryshojeni për 3 muaj

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve që janë kundër vendimit të qeverisë që i detyron të punojnë pesë vite në atdhe pas mbarimit të studimeve ose të paguajë tarifa shumë më të larta në krahasim me pjesën tjetër. Kjo do të thotë se masa e qeverisë për të punuar pesë vite me detyrim në atdhe është rrëzuar. Gjykata i kërkon parlamentit që brenda tre muajve të ndryshojë ligjin duke ulur afatet.

Gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcional në drejtim të afateve dhe kohëzgjatjes së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5-vjeçar i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim.

Duke u nisur nga premisa që afati 5-vjeçar nuk është proporcional dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen. Gjykata vlerësoi t’i caktojë Kuvendit detyrimin që brenda 3 muajve të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi

Pranimin pjesërisht të kërkesës.

Shfuqizimin e fjalëve “5 (pesë) vjet në nenin 4, pika 1, shkronja “b”, “5-vjeçar në nenin 4, pika 1, shkronja “c”, “3 (tre) vjet në nenin 4, pika 2, shkronja “a”, “3-vjeçar” në nenin, pika 3, shkronja “b”, “2 (dy) vjet në nenin 4, pika 3, shkronja “a”, “2-vjeçar” në nenin” thuhet në vendim. Ligji u miratua nga qeveria në korrik të vitit të kaluar mes protestave të studentëve të mjekësisë që i detyron të punojnë me detyrim duke u mbajtur peng diplomën, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit