Një 53-vjeçar ndërroi jetë në mënyrë tragjike sot në Divjakë. Sipas policisë rreth orës 10:00 në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të biznesmenit Ristan Janko dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, punonjësi Ilir Lena 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po paketonte ushqimet, makineria i merr jetën 53-vjeçarit
