-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetë i firmoste në mesnatë, Basha: Mua më ra goja për listat e hapura

Kryesoret

Në rreth një dekadë në pushtet si kryetar i PD-së që bëri listat e zgjedhjeve të 2017 dhe 2021-shit, Lulzim Basha i plotësoi në limitet e afatit në mesnatë, ndoshta edhe duke e tejkaluar. Por tashmë Lulzim Basha është rikthyer si njeriu që do t’u rikthejë shpresën shqiptarëve me “kalin e betejës”, listat e hapura.

Më ra goja për listat e hapura këto muaj. Ata thonë se Basha është kundër listave të hapura. Nëse dikush është kundër listave të hapura është kundër qëndrimit tonë. Ne do të bëjmë gjithçka. Nëse dikush ka frikë për listat e hapura është problemi i tij” tha ai.

Më tej, Basha thotë se SPAK-u po shënjestrohet nga qeveria për shkak të hetimeve antikorrupsion. “SPAK-u tani po shënjestrohet nga qeveria. Javën e kaluar ndava me ju një informacion.

Përgjigja ka shtuar dyshimet në vend që t’i pakësojë. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë këtë informacion, e ka fshehur, e ka sheqerosur, jo do bëjmë komision, por nuk kemi një refuzim të prerë, dhe ky përbën një shqetësim të madh për publikun shqiptar dhe për fatin e shtetit të së drejtës ku e vetmja rreze shprese është hetimi kundër korrupsionit.

Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur që është vënia para përgjegjësisë ligjore e zyrtarëve të lartë të qeverisë ka ndërmend t’i përgjigjen me presion ndaj SPAK-ut, atëherë duhet të llogarisin në kundërshtimin më të fortë të Partisë Demokratike dhe të gjithë aleatëve tanë. SPAK dhe Reforma në Drejtësi nuk janë perfekte.

Por janë i vetmi shans që ky vend ka njohur në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndaj për PD, për mua është pa asnjë ekuivok imperative mbështetja pa kushte ndaj SPAK-ut” tha ai.

LIVE-1 dekadë dështim në opozitë, Basha: Mjaft u qarravitët, unë do t’u sjell shpresën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit