-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merrte ryshfete/ Ish-gjyqtarja Zamira Vyshka dënohet me dy vite burgim!

Kryesoret

Apeli i Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion (GJKKO) ka dhënë vendimin për ish gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, për të cilën ka konfirmuar dënimin e burgim deri në 2 vite.

Apeli ka dhënë vendim dhe për avokatin Ilir Pashaj, për të cilin do të dënohet me 1 vit e katar muaj burgim.

“Deklarimin fajtor të të pandehurës Zamira Vyshka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.

 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Z.V. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.

 Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës. 

 Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Z.V. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh|, thuhet në vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit