-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta flet për ekonominë: Po lulëzojnë paratë e pista

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një konference për shtyp foli për situatën ekonmike, finaciare dhe sociale në vend.
Ai u shpreh se bizneset e ndershme po shkojnë drejt falimentimit kurse paratë e pista po lulëzojnë.
“Situata ekonomike, financiare dhe sociale në vend po shënon një regres të pandalshëm.

Treguesit ekonomikë gjatë vitit 2023 dhe veçanërisht në muajin dhjetor 2023 na prezantojnë një rritje të mëtejshme të varfërisë së qytetarëve për shkak të një ekonomie, që po bëhet gjithmonë e më pak konkurruese.

Rënia e importeve të lëndëve të para dhe atyre ushqimore me rreth 8.2 % krahasuar me një vit më parë si dhe rënia e konsumit, veçanërisht në muajin e festave të fundvitit, krahasuar me një vit më parë, provon uljen e kërkesës së ekonomisë dhe të konsumatorëve.

Një tregues i rritjes së varfërisë në vend është fakti se vetëm në muajin dhjetor 2023 importet u ulën me 23.1% krahasuar me dhjetorin 2022, ç’ka dëshmon thellimin e krizës për shkak të rritjes abuzive të çmimeve”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit