-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori gjerman: Ja si i shpëtuan shqiptarët hebrenjtë

Kryesoret

Gjashtë milionë hebrenj mendohet të kenë shfarosur nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore: Një pakicë e vogël arriti të gjente shpëtim në Shqipëri – Ambasadori gjerman, Bernd Borchardt, shpjegon sfondin.

Zoti Ambasador, Shqipëria konsiderohet i vetmi vend europian që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se para Luftës së Dytë Botërore. Nga erdhën këta hebrenj?

Bernd Borchardt: Sipas të dhënave nga Shqipëria, në vitin 1937 kishte 191 hebrenj, ndërsa pas Luftës, ishin rreth 2280. Ekziston një listë nga Ministria e Jashtme gjermane me emrat e 85 familjeve hebreje nga Gjermania e atëhershme, ku përfshihej edhe Austria. Një numër i madh vinte edhe nga ish-Jugosllavia, Serbia dhe nga ajo që sot quhet Maqedonia e Veriut, por dhe shumë nga Kosova.

Si ndodhi, që hebrenjtë zbuluan Shqipërinë si vend shpëtimi?

Bernd Borchardt: Sipas informacioneve të të birit, Mbreti Ahmet Zog i kishte porositur konsullatat dhe ambasadat qysh në vitin 1938, pas pogromit kundër hebrenjve në të ashtuquajturën Nata e Kristaltë, që të gjithë hebrenve që kërkonin viza në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Europë t’u jepeshin viza. Në këtë mënyrë mendohet të kenë mbërritur rreth 400 hebrenj në Shqipëri. Por shumica e tyre vijuan udhëtimin e tyre në Palestinë, në SHBA, e deri në Amerikën e Jugut.

Megjithatë hebrenjtë nuk u denoncuan as pas ikjes së Zogut, e as pas ardhjes së Gjermanëve. Si e shpjegoni ju këtë? 

Bernd Borchardt: E veçanta e Shqipërisë është se nuk ishin vetëm njerëzit që ndihmuan e strehuan hebrenjtë, por edhe qeveria shqiptare, e cila refuzoi t’i dorëzonte nazistëve listat e hebrenjve. Edhe kur italianët kapitulluan, në vjeshtën e  vitit 1943, kishte një udhëzim të firmosur nga Ministri i Brendshëm, që kur të vijnë hebrenj nga jashtë, atyre t’u jepen pasaporta shqiptare me emrat që dëshirojnë ata.

Gjermanët e dinin se në Shqipëri kishte hebrenj, përse nuk ushtruan presion ndaj qeverisë kolaboracioniste të asaj kohe? 

Bernd Borchardt: Unë kam gjetur një shënim në Arkivat e Ministrisë së Jashtme gjermane, ku thuhet se, në shtatorin e vitit 1943, gjatë një takimi mes përfaqësuesve të lartë të Gestapos dhe Ministrisë së Jashmte Gjermane ishte marrë vendimi që Shqipërisë të mos i bëhej presion për deportimin e hebrenjve, sepse shpresonin që Shqipëria të mbetej vend besnik. Por kjo politikë u ndryshua në pranverën e vitit 1944, kur u bë e qartë se Gjermania do të tërhiqej nga Ballkani. Aty gjermanët filluan t’i kërkonin vetë hebrenjtë në Shqipëri.

Pra, ju nuk mendoni se shpëtimi i hebrenjve ka të bëjë me besën e shqiptarëve?

Deri diku, edhe besa ka luajtur një rol. Por unë nuk jam për etnizimin e shpëtimit të hebrenjve. Ka pasur shumë faktorë. Ajo që kemi zbuluar ne është se numri i shqiptarëve që kanë ndihmuar është shumë i më i lartë se 78 emrat që ndodhen në Yad Vashem./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit