-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jetë e dyfishtë, flet gruaja, si u lidhën? I zhveshur, kush e vrau 39-vjeçarin në pyll

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e shqiptarit Bledar Dedja në Itali në 21 Janar në një pyll në Paderno del Grappa.

Hetuesit italianë, sipas mediave kanë marrë në pyetje dhe një grua shqiptare rreth të 30-ave e cila dyshohet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore gjatë dy viteve të fundit me viktimën.

Në deklarimet e saj të dhëna pranë autoriteteve gruaja ka pranuar lidhjen dhe ka zbuluar se është njohur me 39-vjeçarin në një aplikacion takimesh online.

Shqiptarja ishte në mesin e shumë personave që policia italiane ka marrë në pyetje për vrasjen e 39-vjeçarit. Fokusi i hetimeve është përqendruar pikërisht te krimi i pasionit.

Dyshohet se shqiptari ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë takuar aty dhe me personin që e ekzekutoi.

Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, bënte një jetë të dyfishtë, për të cilën bashkëshortja e tij nuk kishte dijeni.

Sipas autopsisë 39-vjeçari vdiq nga gjakderdhja e brendshme e shkaktuar nga plaga me thikë, e marrë nga pas dhe që i përshkroi mushkërinë.

Mbi trupin e shqiptarit u qëlluan të paktën 19 goditje me thikë në lartësinë e gjoksit dhe në pjesën e barkut, duke dëshmuar dhe urrejtjen e vrasësit. Baba i dy fëmijëve, 39-vjeçari punonte si kopshtar dhe pastrues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit