30-vjeçari Reavl Hysenaj është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës.
Ai ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit “call center2 në korçë të cilët mashtronin shtetasit grekë duke u futur në llogaritë e tyre bankare, më pas merrnin të gjitha të ardhurat e tyre.
Arrestimi i tij u bë në rrugën “Dalip Topi” në Tiranë ku gjatë kontrollit të bërë iu gjet një sasi e lëndës narkotike kanabis. I riu rezulton të jetë arrestuar edhe në 2020-ën nga policia si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në Itali dhe Shqipëri.