Gjashtë personat e arrestuar në Lezhë në kuadër të Megaoperacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Tempulli 2”, u liruan nga qelia.
Mësohet se gjykata e Lezhës vendosi të ndryshojë masat e sigurisë “Arrest në Burg” të dhënë me 18 janar në mungesë ndaj tyre, duke vendosur “Detyrim Paraqitje” për njërin prej tyre dhe “Arrest në Shtëpi” për 5 personat e tjerë të arrestuar, të cilët janë vënë nën akuzë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Vendimi u dha nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili pasi dëgjoi palët ndryshoi masat e sigurimit për personat e arrestuar.