-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bologna nuk “gjunjëzohet” në “San Siro”, Milani, koka bën koka pëson!

Kryesoret

Përballja e javës së 22-të të Serie A, ajo midis Milanit dhe Bolognas përfundoi në një barazim emocionues në shifrat 2-2, pas gati 100 minutash lojë.

Duhet thënë një barazim që lë një shije të “hidhur” tek skuadra e Stefano Piolit,  sidomos duke pasur parasysh ngadalësimin e Juves kundër Empolit, aq më tepër shpërdorimi i dy penalltive kundër Bolognas.

Zirkzee zhbllokoi sfidën për miqtë, më pas arbitri akordon penallti, dhe Olivier Giroud gaboi të parën.

Ishte nata e Loftus-Cheek, mesfushori dhuroj një mbrëmje magjike për tifozët e tij dhe në mbyllje të pjesës së parë barazoi shifrat.

Në të dytën Milani ka sërish mundësinë të gjej avantazhin me një tjetër penallti, nga pika e bardhë paraqitet Theo Hernandez i cili… epo gaboi sërish, duke lënë barrën edhe një herë tjetër mbi shpatullat e Loftus-Cheek i cili shënoi dopietë dhe dërgoi në avantazh Milanin.

Por koka bën, koka pëson, kur u duk se një fitore ishte thuajse e sigurt ishte radha e Bolognas të merte një 11-metërsh në favor, dhe Orsolini nuk gaboj duke mbyllur ndeshjen në shifrat 2-2.

Për më tepër kjo ishte hera e parë për “Rossoblutë” që nuk humbasin asnjë transfertë kundër Interit apo Milanit, që nga viti i largët 2012, kur në pankin qëndronte Stefano Pioli, personi i cili në krye të kuqezinjve është gjithnjë e më shumë në dyshime.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit