-sidi education-spot_img
22.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milani afron një trajner të ri/ Glasner i gatshëm për projektin kuqezi

Kryesoret

Milan po planifikon ndryshime të rëndësishme për sezonin e ardhshëm dhe një nga vendimet kyçe duket se po afrohet. Skuadra kuqezi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me trajnerin austriak Oliver Glasner, i cili pritet të zëvendësojë Masimiliano Allegri-n.

Burimet e klubit bëjnë të ditur se Glasner dhe drejtuesit e Milan-it kanë gjetur dakordësi mbi kushtet e kontratës, e cila parashikohet të jetë dyvjeçare.

Trajneri pritet të përfitojë rreth 5 milionë euro në sezon, përfshirë edhe bonuset që lidhen me objektivat sportive, kryesisht rikthimin e Milan-it në Ligën e Kampionëve.

Glasner ka marrë mbështetje të fortë nga figurat kryesore të klubit, përfshirë Zlatan Ibrahimovic dhe pronarin Gerry Cardinale, të cilët e kanë konsideruar si zgjedhjen ideale për të udhëhequr skuadrën në fazën e re.

Edhe pse kontrata ende nuk është firmosur zyrtarisht, palët janë shumë pranë finalizimit.

Trajneri austriak ka shprehur gatishmërinë për të nisur projektin e Milan-it, duke e konsideruar këtë hap një mundësi të rëndësishme në karrierën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit