Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përplasur 2 automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka mbetur i bllokuar brenda mjeteve dhe pritet ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.
Në vendngjarje ka shkuar policia, që do të hetojë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.