-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Më duket ide e mirë ndalimi i rrjeteve sociale nën 16-vjeç

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbështet idenë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 16-vjeç ashtu siç ka vepruar edhe Florida në SHBA.

“Edhe kjo çështje dhe kjo ngjarje ka qenë pjesë e trajtimit të analizës sonë. Ju e dini që për rastin në fjalë, Policia e ka bërë detyrën e vetë, ka bërë referimin në prokurori. Ky është një diskutim që nuk do të kthehet më mbrapsht dhe nuk do të lihet më në sirtar”, tha Balla i pyetur lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në Durrës Bedrie Loka nëna e katër fëmijëve që dhunohej nga bashkëshorti i dha fund jetës pas bullizimeve në rrjete sociale.

“Bën pjesë në prioritetet e mia, sa i përket mbrojtjes së jetës private të qytetarëve. Sa i takon mbrojtjes kryesisht të fëmijëve dhe të rinjve nga fenomene si bullizmi, por bullizmi nuk po njeh moshë. Jam njohur sot me një iniciativë të ndërmarrë nga një prej shteteve të SHBA, në Florida, për të vënë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale, pra për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç. Mendoj që është një ide e mirë. Qytetarët të referojnë çdo problem me rrjetet sociale në polici. Në Durrës ne kemi një seksion të posaçëm”, shtoi Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit