Nuk ka surpriza. Ditën e sotme gjykata ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për leje për t’u betuar.
Avokati i tij e cilësoi vendimin fashist dhe se do i drejtohen Gjykatës së Lartë për rekurs pas vendimit të Apelit.
“Ligji është i qartë, duhet bërë betimi dhe kjo nuk u bë. Ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një element me frymën fashiste.
Arsyetimi nuk na u dha. Që herën e kaluare gjyqtarja na paralajmëroi në fakt, gati e tha vendimin, ndaj bëmë kërkesën për ta përjashtuar”, u shpreh avokati i Belerit.