-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese miraton paktin me Italinë, emigrantët në Shëngjin

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka miratuar me shumicë votash 5-4 në favor të marrëveshjes “Rama- Meloni” për pranimin e emigrantëve nga Afrika në Shqipëri për një periudhë të caktuar kohe. Kjo do të thotë se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën. Zyrtarisht vendimi do të shpallet në orën 15:30.

Pak javë më parë, grupi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Rithemelimit, por edhe Partia Demokratike depozituan dy padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkonin shfuqizimin e saj pasi sipas tyre binte ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar.

Në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila konsiderohej nga ata anti-kushtetuese duke e pezulluar. Pas shqyrtimit marrëveshja u pranua duke i hapur rrugën sjelljes së emigrantëve në Shëngjin.

Drafti për marrëveshjen për emigrantët, u miratua në Qeverinë italiane në 5 dhjetor dhe u dërgua në parlamentin italian për miratim. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit