-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaferi kryeministër, analisti te “5Pyetjet.al”: Dueli Rama-Kurti, Ahmeti të hapë krahun

Kryesoret

Sot Maqedonia e Veriut është zgjuar me një kryeministër shqiptar në krye të qeverisë. Një ngjarje historike apo një “lugë bosh”? Ky është debati mes shqiptarëve. Por si qëndron e vërteta? Rëndësia varet nga vendimet. “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me analistin Mersel Bilalli, që e cilësoi vetëm kënaqësi psikologjike që nuk sjell asnjë dobi për shqiptarët.

Objektivi është vetëm forma, nëse hyjmë brenda problemave që kanë shqiptarët në Maqedoni ka një dyndje masive. 20 vite BDI është pjesë e pushtetit ekzekutiv, por nuk kemi realizime ekonomike. Nëse analizojmë zonat e lira ekonomike nga kompanitë e huaja, nga 34, 32 kanë investuar në Maqedoninë lindore dhe vetëm 2 në pjesën perëndimore.

Shumë rini, sidomos nga Pollogu jo vetëm janë shpërngulur, por kemi eksod. Mbi 80% e rinisë shqiptare në Maqedoninë Perëndimore është larguar. Edhe opozita përgjegjësi, sepse nuk ka luftuar ta bëjë temë qendrore këtë çështje. Por për t’u bërë krenar për kryeministrin ok, por duhet t’i hyjmë problemit, sepse do të mbetemi pa shqiptarë” tha ai.

Por çfarë vendimi mund të marrë për shqiptarët në këto 100 ditë Talat Xhaferi, komandanti që u bë kryeministër? “Besoj se nuk ka vendime të tilla. Ka kompetenca vetëm teknike vetëm për të realizuar zgjedhjet. Kjo veç kënaqësisë psikologjike nuk ka asgjë të veçantë për ata që njohin marrëveshjen e vitit 2016 që solli këtë” tha ai.

Por a do të vazhdojë BDI që të jetë në qeveri pas zgjedhjeve të reja? “Do të jetë shumë problematike. Nuk e përjashtoj absolutisht, por shanset e vogla janë që të jetë pjesë e qeverisë. VRMNO do të fitojë një shumicë shumë të madhe. Vetëm një fitore e grandiose e BDI-së mund ta detyrojë VRMNO. Këtë nuk e besoj, kështu që do të mbetet një balancim dhe VMRO-DPMNE do të zgjedhë mes dy grupeve shqiptare” tha ai.

Por përse ka frikë Ali Ahmeti nga përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhje? “Një pjesë e konsiderueshme e rinisë qëndron pas tij (Kurtit) dhe ka krijuar një simpati që tek rinia është dominonte, por sa do të efektuohet varet nga puna këtu. Është e pashme që Ahmetin e ka trembur Vetëvendosja. Por kur e frynë një gomë së tepërmi mund ta plasni, duhet ta shohim” tha ai për “5Pyetjet.al”.

Për rolin e Tiranës zyrtare, tha se Edi Rama ka mbështetur hapur Ali Ahmetin, ndryshe nga Kurti që është rreshtuar me opozitën. “Kryeministri i Shqipërisë tha se “ne duhet të marrim shembull nga Ali Ahmeti”. I dha një pozicion të jashtëzakonshëm pozicionit të Ali Ahmetit. Estabilishmeti i Shqipërisë përkrah pushtetin ekzistues të Ali Ahmetit, ndërsa estabilishmeti i Kosovës dëshirën e opozitës. Kemi dy ndeshje, ta shohim në praktikë” tha ai.

Mendon se BDI-së do i bënte mirë opozita dhe largimi i Ali Ahmetit. “Shkuarja e BDI-së në opozitë do të jetë një pastrim. Pushteti krijon komoditet, pasivitet, egoizëm dhe bindje të rrejshme dhe është  mirë të bëhet pastrimi i strukturave. Koha është që të çlodhet pak Ali Ahmeti.

Do të ishte shumë mirë edhe për BDI-në që bëjë një ristrukturim të brendshëm dhe të vijnë kuadro të reja. Ka figura që do të jenë liderë të ardhshëm shumë të rëndësishëm që dinë të komunikojnë me ndërkombëtarët, por janë nën hijen e Ahmetit. Bujar Osmani? E mundshme, është një nga ata, do të kishim një lider shumë modern dhe me shumë vizion” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit