-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A është e bashkuar opozita? Ja përgjigja e Metës

Kryesoret

Ilir Meta gjatë një komunikimi me gazetarët shprehu se opozita vijon aksionin në Parlament dhe në Këshillat Bashkiak.

Teksa u pyet nëse opozita është e bashkuar, Meta tha se me rëndësi është që opozita të ketë një bashkërendim të mirë.

“Unë nuk flas në emër të gjithë opozitës, sepse besoj se opozita është në një dinamike të vazhdueshme. Të enjten do mbledhim komunitetin drejtues dhe do shprehim vlerësimet tona dhe me qasjen që opozita duhet të ketë për situatën aktuale dhe perspektivën. Aksioni opozitar nuk ndaluar as në parlament dhe as në këshillat bashkiake.

Ashpërsimi i masave ndëshkuese të papranueshme dhe që tregojnë një degradim të këtij regjimi hibrid, të këtij regjimi autokratik, të këtij regjimi që ka tmerr nga fjala e lirë e opozitës, nga llogaridhënie. Këto tregojnë që opozita është në aksion të vazhdueshme, ashtu sikurse është nën një agresion të vazhdueshëm dhe që duhet ta përballojë me një qasje gjithëpërfshirëse.

Unë flas në emër të PL, nuk mund të marr përsipër të flas në emër të opozitës. Por ajo që mund të them është që opozita e ka të domosdoshme një qasje më gjithëpërfshirëse, opozita e ka të domosdoshme një bashkërendim më të mirë, në Kuvend, këshilla bashkiake dhe paraqitjen e një alternative gjithëpërfshirëse në të ardhmen”, tha Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit