Është arrestuar një 34-vjeçare në Korçë e cila ka përfituar shuma të ndryshme parash suke mashtruar pronaret e 3 bizneseve.
Në pranga është vënë qytetarja Rezarta Laçka., 34 vjeçe, banuese në Korçë.
Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e qytetareve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.