Policia e Granadës në Spanjë i ka dhënë goditjen një bande kriminale e cila dyshohet se i ka zhvatur një gruaje 150 mijë euro.
Ata kanë i kanë marrë këto para duke pretenduar se këto para ia kishte borxh bashkëshorti i saj i ndjerë.
Të gjithë të arrestuarit u lanë në burg pasi dolën para gjykatësit.
Kreu i bandës ishte një 34-vjeçar me origjinë spanjolle ndërsa grupi përbëhej edhe me 3 persona me kombësi shqiptare.
Të gjithë ata u arrestuan në kuadër të të ashtuquajturit operacioni “Jamais” si autorë të dyshuar të krimeve të zhvatjes, krimit të vazhdueshëm të grabitjes me forcë, dëmtimit, falsifikimit të dokumenteve, armëmbajtjes pa leje, falsifikimit të valutës dhe përkatësisë në një bandë kriminale.