-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Organizonin lojëra fati të paligjshme, në pranga 5 persona

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të cilët organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme.
Në kuadër të operacionit ‘Shady snake’ u arrestuan personat me iniciale R. J., 25 vjeç, B. M., 36 vjeç, M. F., 38 vjeç, K. B., 30 vjeç, dhe Q. Sh., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit