-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj lëshon “bombën”: Rama kontrollon median, e porositi të bënte goditje ndaj meje

Kryesoret

Gjatë intervistës së tij për Syri.Tv, ish.zv/kryeministri Arben Ahmetaj nuk është ndalur vetëm tek emrat e njohur të politikës të përfshirë në inceneratorin e Tiranës, por ka përmendur dhe media kombëtare që janë përfshirë në këtë aferë.

Sipas Ahmetajt kjo media ndërkombëtare ka filluar goditjen e saj me urdhër nga lartë ndaj tij.

Arben Ahmetaj: Fëmija im i madh ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në depresion. U llahtaris me 20 shoqe kur e pa. Cili ishte korrupsioni im? Tre muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës, ai televizion, luftën e Ukrainës, më mbajti mua. Në njërën anë më thoshin, shiko se ai ka qenë armiku jonë. Unë historikisht kam qenë mik i ish-pronarit. Madje periudhën që fatkeqësisht humbi jetën, në 2007, po diskutonim të hynim bashkë në biznes, kur unë isha jashtë politikës. Pra nuk kam qenë ndonjëherë armik i atij televizioni.

Çim Peka: Po keni qenë kundër inceneratorit të Tiranës.

Arben Ahmetaj: Sigurisht, kjo është një nga arsyet, por nuk është kjo arsyeja. Kjo media është frymëzuar politikisht për të goditur. Më vjen shumë keq se është televizion kombëtar, por me atë humbi dinjitetin.

Çim Peka: Nga kush u frymëzua?

Arben Ahmetaj: Nga Edi Rama. Po, politikisht nga Edi Rama. Ti mendon se unë i fshihem. Mendon se unë kam frikë.

Çim Peka: Fakti që po flisni tregon se s’keni frikë, jeni i vetmi zyrtar i lartë i PS, që jeni në hetim dhe po përballet dhe nuk thotë të rrojë partia, kjo do të thotë se nuk keni frikë. Këto gjëra i keni treguar.

Ahmetaj: Shqiptarët do llahtarisen se deri tek kush arrin afera e inceneratorit të Tiranës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit