-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatët ikën, si do jetë fundi i Thaçit? Flet juristi te 5Pyetjet.al: Takimi sekret dhe misteri

Kryesoret

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për momentin ka vetëm një avokat në mbrojtje, që paguhet nga qeveria, pasi përfaqësuesi ligjor që mori privatisht u largua për shkak se nuk u pagua më. Por si do të vijojë procesi gjyqësor tani? Avokati Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Ndërkombëtare (FDHK) u shpreh për “5Pyetjet.al” se dje ka pasur një takim mes avokatit në Hagë dhe trupit gjykues.

Dje pas përfundimit të seancës kryesore, gjykimit, trupi gjykues dhe mbrojtja e Thaçit kanë mbajtur një takim, seancë të mbyllur për t’u koordinuar lidhur me paralajmërimin për tërheqje të disa avokatëve të Thaçit.

Tani varet se çfarë është diskutuar dje, nëse mbrojtja ka propozuar për pak më shumë kohë për të vazhduar ose të vazhdojë. Mbrojtja e Thaçit ka edhe avokatë dhe juristë tjerë që kanë qenë të inkuadruar që në fillim të procesit. Mbrojtja ka nevojë që të përgatitet pasi rasti është mjaft voluminoz dhe mbrojtja nuk do të lejojë që të paraqitet e papërgatitur” tha ai për “5Pyetjet.al”.

Por si do të ndikonte një largim i avokatëve? “Që nga fillimi procesi ka pasur shpesh dorëheqje, jo të prokurorit, avokatit, një amerikan që ishte angazhuar në rastin e Thaçit. Që nga fillimi deri tani qeveria e Kosovës i ka publikuar shifrat, janë paguar diku te 23 milionë euro për Thaçin dhe të tjerët.

Tërheqja e avokatëve, mosmarrëveshjet nuk janë publike, por një nga elementët ka qenë mospërmbushja e pagesave. Tani mbrojtja e di më mirë nëse ka nevojë për avokatë të tjerë” tha ai.

I pyetur se kur dhe si e shikon fundin e këtij procesi, avokati Amer Alija tha se procesi do të marrë disa vite. “Ky proces do të zgjasë edhe disa vite. Për të pasur një opinion vetjak është pak vështirë sepse është numër i madh i dëshmitarëve që dëgjohen në seancat private.

E kemi të vështirë për të krijuar një opinion për një vendim meritor duke pasur parasysh edhe veprat penale që ngarkohen, format e përgjegjësisë që janë mjaft komplekse dhe jo lehtë për t’u kuptuar nga opinioni” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit