-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dinari? Analisti: SHBA-BE duhet ta lejojnë Kosovën që të zbatojë ligjet e saj

Kryesoret

SHBA-ja dhe BE-ja, siç duket, nuk kanë kufizime se çfarë i kërkojnë Kosovës dhe nuk kanë kufizime për qasjen e pabalancuar që kanë ndaj dy shteteve, ka thënë Daniel Serwer, ekspert i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor. Në intervistën dhënë emisionit “Interaktiv” të KTV-së, Serwer ka thënë se kjo gjë u është bërë shprehi SHBA-së dhe BE-së.

“Çdo gjë që Kosova vendos, SHBA-ja dhe BE-ja ose e kundërshtojnë, ose kërkojnë shtyrje të atij vendimi. Kjo qartazi është një politikë jobalancuese që nuk po funksionon dhe pjesërisht është shkaktar i ngërçit në dialog”, ka thënë eksperti amerikan.

Ai është skeptik se do të jetësohet shpejt Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka sqaruar se kur Kosova u pajtua për një gjë të tillë, është pritur që në kthim të kësaj do të kishte një njohje të validitetit të Kushtetutës së Kosovës nga ana e Serbisë në të gjithë territorin e Kosovës dhe në veçanti njohje të sistemit juridik.

Serwer në intervistë ka folur edhe për zgjedhjet që do të mbahen në SHBA. Ai beson se presidenti i tashmë Joe Biden do ta fitojë edhe një mandat. Por, nëse ndodh që të fitojë ish-presidenti Donald Trump, atëherë, sipas tij, kjo do të ishte fatkeqësi për Ballkanin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit