Profesori amerikan, Daniel Serwer, në Universitetin Johns Hopkins, ka reagur pas vizitës së mbajtur disa ditë më parë në Kosovë, duke u shprehur se qytetarët ishin interesuar ta dëgjonin qëndrimin e tij për Kosovën sesa për zhvillimet në SHBA.
Serwer theksoi se Albin Kurti, mund të preferojë ta çojë Kosovën në zgjedhje të katërta, nëse nuk arrihet një marrëveshje politike për krijimin e institucioneve të reja.
“Vendit iu desh të mbante tri zgjedhje në më pak se 16 muaj. Ai ende nuk ka një president të ri apo një qeveri me kompetenca të plota. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti – në pushtet që nga viti 2020 – ka mjaftueshëm ulëse, së bashku me përfaqësuesit e pakicave, për të siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend. Por për zgjedhjen e presidentit nevojiten dy të tretat e votave. Opozita e fragmentuar nuk është e gatshme t’i mbështesë kandidatët e propozuar nga Kurti. Nuk është e qartë nëse opozita mund të bjerë dakord për një kandidat të sajin. Po ashtu, nuk dihet nëse kryeministri do ta mbështeste një kandidat të opozitës nëse kjo do të ndodhte. Ai mund të preferojë ta çojë vendin në zgjedhjet e katërta”, shkroi ai.









