-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Legjendat e futbollit, çelet në Tiranë ekspozita e “Djaloshit të Artë”

Kryesoret

Të enjten e sotme u çel në Tiranë, në ambientet e Muzeut Kombëtar ekspozita dedikuar legjendës së futbollit italian dhe atij botëror, Paolo Rossit, i cili u nda nga jeta 3 vite më parë.

Në ekspozitë do të paraqiten sendet personale të sulmuesit, të cilat dëshmojnë mbi jetën dhe karrierën e tij, si dhe shumë objekte të tjera të cilat përfaqësojnë futbollin botëror.

Mes të pranishmëve është edhe trajneri i njohur, Arrigo Sacchi. Në fjalën e tij, kreu i FSHF-së Armand Duka tha se Rossi u largua fizikisht, por i ka dhënë shumë futbollit. Njëherazi, Duka zbuloi se kjo ekspozitë u realizua me këmbënguljen e kryeministrit Rama, i pranishëm në ceremoni.

“Jam i nderuar të hap këtë ceremoni për Paolo Rossin dhe legjendat e tjera. Kemi shumë miq nga sporti të ftuar. Dua të falenderoj kryeministrin Rama se ka qenë një iniciator që kjo ekspozitë të jetë në Tiranë. Me ne është edhe kreu i Federatës së Futbollit Italian, një mik i yni që ka ardhur në vendin tonë edhe në ditë të vështria të Covidit. Kemi këtu edhe Arrigo Sacchin, një legjendë e futbollit. Kemi edhe arbitrin e Brazil – Itali në vitin 1982.

Ne jemi me fat që kemi parë Paolo Rossin të luajë futboll, sidomos në kulmin e tij në 1982 që i dha titullin kampion Italisë në Botë pas më shumë se pesë dekadash. I ka dhënë kënaqësi futbollit në Itali dhe jo vetëm. Rossi u nda fizikisht nga jeta, por jo nga ato që ka lënë dhe këtë tregon kjo ekspozitë”, tha Armand Duka.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri në datën 24 shkurt.

Falë mbështetjes së FIFA-s dhe disa prej koleksionistëve më të rëndësishëm në botë do të sillen në këtë ekspozitë gjithashtu një sërë objektesh unike si fanella, këpucë, tuta, topa, foto, dokumente, trofe dhe medalje, që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror duke përfshirë edhe fanellat e 47 fituesve të Topit të Artë nga viti 1956 e deri më sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit