Drejtësia britanike ka lënë në burg një 43-vjeçar shqiptar, pasi ky i fundit u kap duke transportuar 16 kilogram kanabis. 43-vjeçari shqiptar i identifikuar si Arian Mustafaj, 43 vjeç, u ndalua nga policia në Great Yarmouth më 29 janar.
Autoritetet tregojnë gjatë kontrollit të automjetit, pas ndalimit, kishin gjetur 16 pako me kanabis ku secila prej tyre peshonte 1 kilogram.
Kjo sasi kanabisi sipas mediave të huaja supozohet të kapë vlerën 160,000 £.
Mustafaj ka pranuar në polici se ishte paguar 1000 £ për të transportuar drogën.
Seanca e radhës në të cilën do të vendoset për fatin e shqiptarit do të mbahet më 4 mars në Gjykatën e Kurorës së Norwich.