-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pensionistët futen në bankë/ Del e vërteta, çfarë fshihet pas ultimatumit të Ramës?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u takua të enjten me përfaqësues të sistemit bankar, të cilëve u ka tërhequr edhe një herë “veshin” për faktin që një pjesë e mirë e bankave të nivelit të dytë vijojnë të funksionojnë me metoda tradicionale.

Ai kërkoi nga bankat që të “jenë në lartësinë e sfidës dhe të hapin dyert e teknologjisë.” Qeveria kërkon nga bankat që brenda këtij viti, pensionistë të marrin pensionet përmes sistemeve të reja. Bizneset të shesin me këto sisteme. Dhe, që qarkullimi i CASH-it në vend të bjerë ndjeshëm.

Por pse heziton sistemi bankar dhe çfarë fshihet pas këtij presioni të kryeministrit Edi Rama? Këtë e shpjegoi eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj në një intervistë për “5Pyetjet.al”. Arsyet fillojnë nga momenti që operaon ekonomia, e cila është një ekonomi që nuk ka problemin më të madh qarkullimin e parasë cash por informalitetin cili mban dhe transaksionet e parasë CASH dhe të dyshimta. Dhe risku i sistemit.

Kur kjo nuk vjen si nevojë e vetë bankave nuk bëhen me ultimatume dhe cenim i lirisë së të bërit biznes. Është logjike që teknologjia bëhet domosdoshmëri jo vetëm brenda vendit por edhe lidhjes me botën e jashtme. Shqipëria duhet të integrohet për të ulur kostot dhe rritur transparencën.

Duke u nisur nga pjesa që kjo nismë që është pjesë e asaj që thuhet luftimi i ekonomisë informale është më së shumti në interes të qeverisë për të reduktuar paranë CASH. Nga 22% që është qarkullimi i parasë CASH të ulet në periudhë afatmesme në 10%. Kjo paketë duhet të vijë me të gjithë aktorët, qoftë përdoruesit dhe zbatuesit dhe jo vetëm me bankat. Sistemet tona janë shumë të ekspozuara karshi hakerimeve” tha ai.

Por si do të ndikojë kjo tek pensionistët? “Kultura e pensionistëve është në nivele të ulëta dhe kjo do të sjellë një ekspozim për të vjedhur identitetet dhe për t’u manipuluar në rrethet e ngushta, që në kushtet e një niveli të kulturës natyrshëm që do të krijojë konflikte sociale. Nuk është diçka kaq e thjeshtë që duam të dixhitalizojmë pensionistët dhe zgjidhet me një të rënë të lapsit“ tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit