-sidi education-spot_img
23.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë e pret Kosovën? Eksperti Elshani te ‘5Pyetjet.al’: Lufta hibride, skenari dhe raketat

Kryesoret

Kosova duhet të ruhet nga të gjitha krahët. Pak ditë më parë ekspertë të sigurisë në Prishtinë deklaruan se Serbia ka mbi 30 mijë njerëz që punojnë çdo ditë për të sulmuar Kosovën në të gjitha dimensionet e jetës.

Por si mund të sulmohet përmes luftës hibride? Për të folur për këtë temë “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me një nga ekspertët më të mirë të sigurisë në Kosovë, Taulant Elshanin, hulumtues nga Instituti “Octopus”. Ai shpjegoi me detaje planet e Serbisë me luftën hibride.

Lufta hibride është kombinim i metodave ekonomike, dezinfomatave dhe luftës konvencionale për të arritur qëllimet strategjike. Serbia aktualisht bën lajmet e rreme, propaganda. Këto i shërbejnë një qëllimi të caktuar strategjik, që është shumë planësh nga Serbia, që ta dëmtojë Kosovën sa të mundet dhe ta paraqesë jo funksional.

T’i paraqesë serbët e Kosovës të rrezikuar, që nuk qëndron por edhe gënjeshtër e neveritshme. Targeton mediat ndërkombëtare që serbët në Kosovë janë të rrezikuar, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Serbët kanë të drejtat si pjesa tjetër e qytetarëve në Kosovë.

Serbia si qëllim përfundimtar mund të ketë qëllimin e Asociacionit dhe për të arritur këtë krijon narrativën false se serbët janë të rrezikuar. Kjo një nga komponentët më aktivë të luftës hibride serbe në Kosovë. Para sulmit terrorist në Banjskë i sponsorizuar nga Serbia, këtij agresioni i parapriu një luftë e egër hibride që u përhapën lajme të rreme në dëm të institucioneve të Kosovës” tha ai.

Por a mund t’i shërbejë debati për heqjen e dinarit kësaj narrative për të rindezur tensionet? “Nuk mund të thellohem në paragjykime si mund ta përdorin, por ky është një vendim legjitim i Kosovës. ky është vendim jashtëzakonisht i duhur, pasi ndalon informalitetin ekonomik, ndoshta dinari është përdorur për pastrim parash dhe për organizatat kriminale. Tensionet duhet i kuptuar.

Janë të porositura nga Beogradi, sidomos sikur u intereson atyre. Shumica e serbëve të Kosovës, kanë vullnet të bëhen pjesë integrale e jetës në Kosovë, pra jo të sabotojnë shtetin e Kosovës, por janë grupet kriminale të kontrolluara nga Beogradi që punojnë për këtë.

Serbët kërcënohen, shtyhen dhe intimidohen për barrikadat, sulmet ndaj institucioneve dhe djegia e makinave kur shprehën dëshirën t’i regjistrojnë. Shumica e serbëve në Kosovë ka dëshirë dhe vullnet të integrohet. Janë grupet nga Beogradi, që i shtyjnë, ndonjëherë edhe të varfër që detyrohen të bëhen vegla kriminale të kontrolluara nga Vuçiç” tha ai.

Më tej, eksperti tha se “armatosja e Kosovës është imperativ strategjik, është një nismë shumë e qëlluar. Nuk mjafton. Kosova duhet që të bëhet pjesë e aleancës së NATO-s, që do të na jepte më shumë siguri dhe garanci”.

Vlerësoi nismën e Partisë Demokratike në Shqipëri për të ndihmuar 50 milionë Euro ushtarakisht Kosovën. “Unë uroj që kjo të jetë përtej retorikës. Një bashkëpunim në fushën e sigurisë mes Shqipërisë dhe Kosovës është i domosdoshëm. Duhet të punojnë për të afruar politikat e sigurisë. Si ide e kam parë. Janë propozuar 50 milionë euro. Tingëllon shumë mirë. Inovative. Duhet ta shtyjmë si ide. Duhet të bindim partnerët se janë serbët janë ata që eksportojnë terror” përfundoi Elshani për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit