-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thërret fermerët në protestë: Merrni lopët e traktorët, dilni në rrugë të fitojmë!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha,  u ka bërë thirrje fermerëve të dalin në protest, duke thënë se “shkatërrimi i tyre është shkatërrimi i Shqipërisë”.

Ndërsa ka sjellë në vëmendje protestën e fermerëve në Paris dhe Berlin, Berisha tha se fermerët shqiptarë blejë me çmime edhe më të shtrenjta se ata, ndërsa “prodhimet për shkak të mollëve që vijnë nga Serbia e patateve nga Maqedonia, ju ju kalben”.

Ndër të tjera ai bëri thirrje për t’u bashkuar në protestën e paralajmëruar nga opozita ditën e hënë, duke u thënë: “merrini traktorët, veglat tuaja, sfurqe, merrni lopët e dilni në rrugë, në protestë, dilni të fitojmë”

Sali Berisha: Ju jini qytetarët e fermerët që jetoni në skllavërim të këtij regjimi, jetoni në një skllavëri shkatërrimtare për ju. Fermat tuaja falimentojnë çdo ditë, prodhimet shkatërrohen çdo ditë . Mjerimi, disfata, troket çdo ditë në votrat tuaja, pavarësisht se derdhni djersën lumë.

E gjitha kjo vjen, ju rikujtojnë se ata fermerë që shihni në Paris e Berlin, për çdo kokë lopë marrin katër euro, për hektarë tokë marrin më së paku 1500 euro, subvencionohen dhe janë ngritur se çmimet e tregut, imputet, shpenzimet që bëjnë ja u kanë ulur fitimet. Ju blini me çmime edhe më të shtrenjta se ata, kurse prodhimet për shkak të mollëve që vijnë nga Serbia e patateve nga Maqedonia, ju ju kalben.

Bashkohuni në këtë protestë, merrini traktorët, veglat tuaja, sfurqe, merrni lopët e dilni në rrugë, në protestë, dilni të fitojmë. Toka juaj në shkretëtirë do kthehet ose do merret nga klanet e drogës së Edi Ramës. Dilni në protestë se shkatërrimi juaj është shkatërrimi i Shqipërisë.

 

Berisha thirrje socialistëve: Rama kërcënoi zëvendësuesin e tij, imagjinoni çfarë bën me ju

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit