-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ligj i ri/ Balla certifikon oficerët më të lartë të MZSH-së

Kryesoret

Një ligj i ri është duke u hartuar për MZSH, ndërkohë në Akademinë e Sigurisë fituan gradën 13 oficerë të nivelit të lartë e të mesëm drejtues

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha gjatë ceremonisë së certifikimit të tyre, se trajnimi i punonjësve dhe dixhitalizimi janë procese me rëndësi.

“Jemi në fazën e parë të procesit, për ta shndërruar rrënjësisht këtë shërbim, por edhe me një qasje të re të Drejtorisë së Përgjithshme, e cila nuk do të ketë rol koordinues, por edhe udhëheqës. Mësimet që morën më 2023, do të adresohen në kohë për të përballuar situatën në verën 2024. Kam një pasqyrë të kapaciteteve teknike në 61 bashkitë, situata nuk është ajo që do doja të kishim, por megjithatë nëse bashkojnë të gjithë forcat edhe me Emergjencat Civile, me Ministrinë e Mbrojtjes, dimë t’i koordinojmë, kemi një fuqi që na garanton përballimin me sukses të situatës së zjarreve apo fatkeqësi të tjera. Shpëtimi është një dimension, që duhet të jemi më të trajnuar, si p.sh. në aksidente, që mos vonohet dhënia e ndihmës së parë për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë në kohë me pajisjet e MZSH. Në këtë aspekt, duhet më shumë përkushtim, sepse edhe kjo Uniformë, që me ligjin e ri do të jetë unike në gjithë territorin, sikurse e Ushtarakut, e Policisë së Shtetit, do të jetë në të njëjtin nivel dhe trajtim”, theksoi Balla.

Ministri kërkoi nga strukturat të garantojnë ndërhyrjen në kohë në raste emergjencash e kur kërkohet asistenca e Shërbimit. Ai tha se duhen hapur stacione provizore, gjatë sezonit të verës, ku ka shumë flukse turistësh.

“Prej ditës së parë të vitit kam kërkuar të bëhen inspektime në godinat me frekuencë të madhe të publikut, ku duhet ketë rregulla fikse, të gjithë elementët e protokollit të mbrojtjes nga zjarri duhet të jenë të kontrolluara dhe të certifikuara”, apeloi Ministri i Brendshëm.

Ai vlerësoi maksimalisht punë e gjithë Shërbimit, brenda apo edhe jashtë vendit siç ishte dhe ndërhyrja verën e kaluar në Greqi.

“Pjesë e vëmendjes sonë, në këtë përpjekje të qeverisë së Kryeministrit Rama për rritjen e pagave në sektorin publik, është edhe përpjekja për rritjen e pagave edhe për punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, duke e nënvizuar se bëni një punë të vështirë me rrezik maksimal, e për këtë shkak dhe punës suaj gëzoni respektin e publikut”, u shpreh ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit