Një e shtunë për tu harruar ajo e sotmja për qytetin e Fierit, ku aksidentet kanë qenë kryefjala e ditës.
Plot tre raste janë regjistruar ditën e sotme në rrugët e qytetit, duke sjellë plagosjen e 6 personave.
Aksidenti i pare ndodhi ne aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim” ku tre automjete u përplasen me njëra- tjetrën, dhe si pasojë mbetën të plagosur dy drejtues mjetesh dhe dy pasagjerë.
Aksident i rëndë në Fier! 3 “Benzat” bëhen copash, 5 të plagosur
Aksidenti i radhës ndodhi në aksin rrugor , në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës”, ku dy automjete pas përplasjes së fortë kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugë, ku ka mbetur një i plagosur i cili ndodhet në Spitalin Rajonal nën kujdesin e mjekëve.
Tjetër aksident i rëndë në Fier, dy makina “ngulen” në kanal
Sa i përket aksidentit të fundit, ai ndodhi vetëm disa momente më parë, vetëm 2-3 kilometra larg aksidentit të parë ku tek “ Ura e Bacinozëve” një makinë ka përfunduar në kanal pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë së lartë, siç kanë deklaruar banorët e zonës. Shoferi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
E shtuna mbyllet mes aksidenteve, makina përfundon “raketë” poshtë urës