Tre persona janë plagosur gjatë një sherri në qytetin e Vlorës.
Në pranga ka përfunduar një nga autorët, ndërsa policia është në kërkim të autorit të dytë.
Policia sqaroi se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ku kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.