U kap në flagrancë, duke lëvizur i armatosur, vihet në pranga një 22-vjeçar në Tiranë. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krëhër dhe municion luftarak, si dhe fara kanabisi, që iu gjetën 22-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës.
“Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 22 vjeç, banues në Arbanë. Gjatë kontrollit të shtetasit R. M. shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Nga informacionet e marra dyshohet se ky shtetas armën e zjarrit e kishte për ta shitur. Punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale” njofton policia.