Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha nga Roskoveci gjatë një takimi deklaroi se ka hartuar programin për zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës. Tha se po bën gati kandidatët për deputetë. E cilësoi “qole gjarpërinjsh” grupin e Sali Berishës.
“Kemi përfunduar hartimin e programit. Asnjë shtresë shoqërore nuk është harruar. Ekspertët tanë kanë punuar, të Gjermanisë dhe SHBA-së po bëjnë rishikimin dhe ndihmën, që programi të jetë realist dhe i zbatueshëm për qeverisjen e ardhshme të drejtuar nga PD.
Programin shumë shpejt do të debatojmë mes nesh më pas do ta çojmë te grupet e interesit. Programi do të jetë zgjidhje konkrete për probleme konkrete” tha ai.