-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulme të tjera ajrore në Jemen nga SHBA dhe Britania (VIDEO)

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara dhe Britania goditën 36 objektiva të rebelëve huthi në Yemen të shtunën, në valën e dytë të sulmeve ajrore ndaj grupeve të mbështetura nga Irani, të cilat kanë sulmuar vazhdimisht interesat amerikane dhe ndërkombëtare që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas. Pas sulmeve, Irani paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos godasin dy anije mallrash iraniane, të cilat dyshohen prej kohësh se shërbejnë si baza operacionale për komandot iraniane.

Sulmet ajrore u bënë gjatë orëve të natës në gjashtë rajone të Jemenit që kontrollohen nga huthitë, si dhe në kryeqytetin Sanaa. Grupi huthi nuk dha detaje për dëmin e shkaktuar, por Shtetet e Bashkuara njoftuan se u goditën arsenale raketash të mbajtura nëntokë, platformat e nisjes së raketave, si dhe helikopterët që përdoreshin nga rebelët.

Zëdhënësi ushtarak i militantëve huthi, gjeneral brigade Yahya Saree tha se “këto sulme nuk do t’i dekurajojnë forcat jemene nga vazhdimi i mbështetjes për palestinezët” dhe se sulmet “nuk do të mbeten pa përgjigje”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin paralajmëroi militantët huthi pas sulmeve ajrore se “do të vazhdojnë të mbartin pasoja të mëtejshme nëse nuk ndalin sulmet e tyre të paligjshme ndaj transportit ndërkombëtar dhe mjeteve detare”. Ky mesazh u mbështet edhe nga sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, i cili tha se “sulmet e huthive duhet të ndalen”.

Pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania bënë sulmet ajrore, Irani paralajmëroi të dielën Shtetet e Bashkuara që të mos sulmojnë dy anije transporti mallrash në Lindjen e Mesme, të cilat prej kohësh dyshohet se shërbejnë si baza operacionale për komandot iraniane./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit