Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ndodhet në Prishtinë. Në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani komentoi debatin për heqjen e dinarit serb duke thënë se Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjet e saj, mirëpo theksoi se nevojitet të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme.
“Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë e saj, por në de-eskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, ashtu që askush mos të ketë frikë dhe mos ketë mosinformim”, tha ai.
Kishte edhe një mesazh të qartë . “Ne angazhohemi edhe më tej, kontigjentet janë forcuar, varësisht nga situata dhe zhvillimet ne do të vlerësojmë situatën, dhe ne bashkë me KFOR-in do të marrim përsipër, është përkushtim i yni ndaj Kosovës. Duam të bëjmë të qartë se ka mbështetje ushtarake”, tha ai.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha dje se “Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”.