Pas 15 minutash nga nisja e seancës plenare deputetët e opozitës kanë arritur që të futen brenda me forcë. U nisën drejt qeverisë dhe kryeministrit, por i bllokoi Garda. “Turp të keni” u tha Lindita Nikolla. Kryetarja e Kuvendit bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe vazhdoi me rendin e ditës. Salla ziente nga sharjet, ofendimet dhe rrëmuja mes tensioneve të forta. Kryeministri ishte aty duke ndjekur rezistencën e opozitës.
Çahet blloku i Gardës, deputetët e PD-së futen me forcë në Parlament
