16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po i hedh benzinë zjarrit”! Ministri gjerman shkon në Kosovë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius sot do të shkojë në Kosovë ku do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Pistorius gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Takimi me të parën e shtetit do të mbahet në Presidencë duke filluar nga ora 11:00, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë për media. Ndërsa takimi me Kurtin do të mbahet duke filluar nga ora 12:30.

Ministri gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes do të pritet me ceremoni zyrtare, i shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga ora 13:30. Pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takim bilateral.

Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00.

Edhe Gjermania kundër Kosovës: Po i hedh “benzinë zjarrit”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit