Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në rrjetet sociale për debatin e ri që ka rindezur tensionet në Kosovë, dinarin. Kreu i qeverisë shqiptare shkruan se Kosova ka të drejtën e saj por duhet të koordinohet me aleatët dhe kërkon ekuilibër.
While we all agree that Kosova’s government should engage, coordinate, and work more closely with its key allies, let’s also not lose sight of Kosova’s undeniable right to enforce its constitution. After Banjska, it’s crucial to maintain focus and a sense of balance.
— Edi Rama (@ediramaal) February 5, 2024
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit” shkruan ai.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier e përsëriti edhe sot kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe diplomatë tjerë të huaj. Rregullorja e BQK-së – që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt – vendos që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja. Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.
Serbët bllokojnë doganën! Eksperti te “5Pyetjet.al”: Kush po i fryn zjarrit në Kosovë?