Dirën e sotme më 6 janar ministri i Jashtëm, Igli Hasani do të përmbyllë vizitën e tij në Itali marrëveshjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.
Hasani do të pritet nga homologu i tij Antonio Tajani rreth orës 10:00.
Më pas dy ministrat do kenë dhe një deklaratë për mediat, ndërsa në orën 14:30 Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.
Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të dy vendeve.