-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje me Gardën, kapsolla dhe tymuese drejt policisë, çfarë ndodhi dje para Parlamentit!

Kryesoret

Ditën e djeshme mbështetësit e Partisë Demokratike protestuan para Parlamentit, ku kërkuan largimin e qeverisë. Një protestë në të cilën nuk munguan forcat e shumta të policisë për të mos lejuar protestuesit të futen në “territorin” e Parlamentit.

Gjithashtu nuk munguan as hedhja e kapsollave nga ana e protestuesve drejt policisë, në të njëjtën kohë deputetët e Partisë Demokratike u futën në “luftë” me punonjësit e Gardës pasi nuk i lejonin të hynin brenda sallës plenare, me arsyen se 19 prej tyre janë të përjashtuar.

60 minuta protestë, përplasje brenda dhe bashkim jashtë

Kjo është protesta e parë e mbështetësve të PD-së për këtë vit. Deputeti demokrat Ervin Salianji u bëri thirrje protestuesve të opozitës para Parlamentit që të përballen me Kryeministrin Edi Rama.

Bardhi pas kthimit nga SHBA i bashkohet Berishës poshtë rrugicës

Në fjalën e tij, Salianji u shpreh se deputetët e opozitës u penguan të futen brenda Parlamentit me urdhër të Kryeministrit.

“Me shumë prej jush takohemi pas njëfarë kohe dhe gjithë kohën që ka mbetur duhet ta shfrytëzojmë duke iu përballur me Edi Ramën. Kjo protestë dhe çdo sakrificë e juaja në këto vite po bën që në këtë vend mijëra të tjerë që ndjekin nga banesat, të na bashkohen me zemrat e tyre të jenë sot bashkë me ju dhe bashkë me ne.

E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në parlament sepse nuk kishte çfarë thoshte kur një prej njerëzve më të afërt të tij, Arben Ahmetaj, tha që kreu i bandës mafioze në këtë vend është Edi Rama. E dëgjuat se si numri 2 i qeverisë tha që ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim dhe shkatërrojmë Shqipërinë zihemi mne njëritjetrin. A ka gjithë kohës që ne dhe ju bashkë po themi që Edi Rama i ka nënshtruar të gjitha institucionet? E kishte dhe opozitën deri para pak kohësh, nuk ka për ta pasur më. A duhet që Edi Rama, të dorëhiqet? Rama ik, Rama ik. Ndërkohë që Edi Rama bllokon me gardë duke e kthyer parlamentin si kazermë, në çdo cep të Shqipërisë vidhet”, u shpreh deputeti Ervin Salianji.

Ndërkohë protestuesit vazhduan tubimin e tyre poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ai mbahen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Për herë të parë mori pjesë edhe Gazment Bardhi i cili iu bashkua mbështetësve të Berishës në drejtim të rrugës “Mustafa Mohiti”.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga ballkoni i shtëpisë se në datën 20 shkurt e gjithë Shqipëria do të mblidhet në Tiranë duke paralajmëruar protestën e parë kombëtare këtë vit.

U bashkua me Bardhin, Berisha: Në 20 shkurt protestë kombëtare në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit