-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita nuk u lejua të futet në Kuvend, Bardhi bën gati padinë për Nikollën

Kryesoret

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi është shprehur se do të ngrejë padi ndaj kryeparlamentares, Lindita Nikolla, pasi deputetët e PD-së nuk u lejuan të futen në Kuvend gjatë seancës së djeshme parlamentare (6 shkurt).

Ai deklaroi se nuk janë lejuar të futen në Kuvend as deputetët e opozitës të cilët nuk ishin të përjashtuar nga Komisioni i Etikës.

Bardhi theksoi se do të kallëzojë penalisht Lindita Nikollën për shpërdorim detyre duke penguar deputetët e opozitës të futen në sallë.

“E drejta për të protestuar garantohet qoftë brenda sallës së Kuvendit, nuk mund të përjashtosh deputetët se mbajnë pankartë në duar. Përveç deputetëve të përjashtuar, dje u penguin të gjithë deputetët e opozitës të merrin pjesë në seancë, nga nënkryetari i Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit, edhe pse u telefonua, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh pa deputetët e opozitës. Do të kallëzoj kallëzim penal për shpërdorim detyre duke penguar deputetët e opozitës të futen në sallë”, tha Gazment Bardhi.

Bardhi akuzon Nikollën: Rama të dha urdhrin për pengimin e mandatit të Xhaçkës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit