-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 të arrestuar/ Ky është “koka” që drejtonte trafikun

Kryesoret

30 persona janë arrestuar në Spanjë dhe Ekuador për trafik droge. Mes tyre sipas mediave janë edhe shqiptarë. Mediat ekuadoriane raportojnë se të arrestuarit janë të lidhur me një organizatë të implikuar në trafikun e drogës, të drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika.

Deri të martën në mëngjes në këtë operacion janë kryer 57 bastisje në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha, Azuay. Ndërsa në Spanjë operacionet janë zhvilluar në Barcelona, Málaga, Marbella dhe Valencia.

Policia bëri me dije se deri më tani janë sekuestruar: 2 ton e 377 kg drogë (gjatë hetimeve) dhe 450 mijë euro. Paratë e sekuestruara në Ekuador janë ende duke u numëruar si dhe 10 armë zjarri. Janë sekuestruar 25 automjete, 22 pasuri dhe 27 celularë.

Sipas hetimeve, Dritan Gjika ishte drejtues i kësaj organizate, e cila merrej me porositë për drogën pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi dhe më pas interesohej për koordinimin e shitjes deri në Europë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit