-sidi education-spot_img
29 C
Tirana
-sidi education-spot_img

20 ditë protestë/ Qeveria nuk tërhiqet: Nuk ka projekt për Zvërnecin, kur të bëhet do flasim

Kryesoret

Protesta sot është në ditën e 20-të, por ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha pas mbledhjes së qeverisë se ende nuk ka një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit.

“Nuk ka ende një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit. Po punojmë me arkitektë të mjedisit peizazhit, jemi ende në fazë studimi dhe projektimi. Qeveria shqiptare nuk e ka një projekt final që ta ndajë me publikun.

Në momentin që do na vijë një propozim, duhet të plotësojë të gjitha kushtet mjedisore. Është në qëllimet tona që projekti të miratohet të vazhdojë brenda parametrave të BE dhe të bëhet transparencë për publikun.

Ne duam që një projekt i kësaj përmase financuare të vijë në Shqipëri edhe për impaktin që mund të ketë në sektorin e turizmit sipas çdo standardi.

4 mld ka qenë projekti i parë që është refuzuar nga qeveria shqiptare për probleme të ndikimit të mjedisit. Arsyeja pse investitorët duan të vijnë në Zvërnec është natyra, ndaj është në interesin e tyre që natyra të mbrohet”, tha Ibrahimaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit