Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Tiranë-Durrës kua ka mbetur i plagosur një person.
Makina e ka përplasur këmbësorin në momentin e fundit kur ky ka qenë duke kaluar rrugës.
I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.