-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ancelottin e “zë koka”, zgjatet lista e “zezë” e dëmtimeve

Kryesoret

Për trajnerin e Realit të Madridit Carlo Ancelotti kanë filluar të grumbullohen probleme përpara ndeshjes vendimtare kundër Gironas më 10 shkurt në La Liga.

Pas dyshimeve për Vinicius dhe Rudiger, tashmë shtohet në listën e “zezë” të dëmtimeve dhe Nacho, i cili nuk u stërvit ditën e sotme me ekipin, mjekët e stafit thanë se problem është bërë mbingarkesa në njërën këmbë, sipas asaj që shkruan AS.

Rüdiger, të paktën, paraqet shenja shpresëdhënëse. Gjermani po përparon pozitivisht nga mavijosje e rëndë në kofshën e majtë që pësoi në ndeshjen e së enjtes së kaluar kundër Getafes dhe u hodh në fushë për të punuar individualisht.

Akoma më shqetësues është rasti i Vinicius. Braziliani ishte në palestër dhe shpejt u largua nga ambientet e klubit.

Me një kalendar në të cilin Liga e Kampionëve shfaqet menjëherë pas Gironës, skuadra është e fokusuar në ndeshjen vendimtare të Ligës dhe nuk dëshiron të shikojë përtej të shtunës.

Në pritje të asaj që do të ndodhë me Rüdiger dhe Vinicius, Ancelotti vazhdon të jetë në pritje të 3 dëmtimeve afatgjata, Courtois, Militao dhe Alaba.

Në varësi të mënyrës se si evoluojnë Nacho dhe Rüdiger, Ancelotti mund ta gjejë veten pa qendërmbrojtës për të marrë Gironën .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit